Plas grushti në Ballsh, policia shoqëron ish-kapitenin e Flamurtarit

Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.

12.04.2026. 16:51

Plas grushti në Ballsh, policia shoqëron ish-kapitenin e Flamurtarit

Tensione dhe incidente janë regjistruar këtë të diel në futbollin shqiptar gjatë ndeshjes mes Orikut dhe Bylis B, e vlefshme për Kategorinë e Dytë.

Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.

Momenti kulmor i incidentit erdhi në minutën e 43-të të pjesës së parë, kur gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq dy lojtarë nga ekipet respektive, mes tyre edhe mesfushorin 35-vjeçar të Orikut, Bruno Telushi, i njohur për eksperiencën e tij të mëparshme me Partizanin.

Pas tensioneve, Telushi u shoqërua nga policia, ndërsa pamjet e incidentit kanë bërë xhiron në rrjet, duke rikthyer në vëmendje problematikat e disiplinës në futbollin vendas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)