VIDEO/ Adoleshenti shqiptar “çmend” Messi-n në Amerikë

Adri Mehmeti po vazhdon të tërheqë vëmendjen në MLS, teksa 17-vjeçari shqiptar la gjurmë edhe në sfidën mes New York Red Bulls dhe Inter Miami CF.

12.04.2026. 10:12

Mesfushori 17-vjeçar, sërish titullar, zhvilloi një paraqitje solide, por momenti kulmor erdhi në minutën e 77-të. Pas një goditjeje dënimi, Mehmeti gjeti rrugën e rrjetës, duke barazuar shifrat në 2-2 dhe duke vulosur një mbrëmje të veçantë për të.

Ky ishte goli i parë në MLS për talentin shqiptar, i cili aktualisht përfaqëson SHBA-në në nivel përfaqësuesesh. Goli i tij ndikoi drejtpërdrejt në ndaljen e skuadrës së Lionel Messi, që për të dytën ndeshje radhazi nuk arriti të fitojë në stadiumin e ri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)