Sot, më datë 19 prill 2026 vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta kalimtare.
Temperaturat do të shënojnë rritje, ku vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 24-25°C, ndërsa në orët e mëngjesit termometri do të zbresë rreth 11°C.
Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, era herë pas here mund të forcohet duke arritur deri në 10 m/s. Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me intensitet 1-2 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)