Pallati i djegur në Tiranë, Rama: Bonus qiraje për banorët, kompania e rindërton
Teksa ironizoi “gjithollogët”, kryeministri shtoi se procesi i rindërtimit nuk pritet të zgjasë shumë, pasi sipas tij struktura kryesore e godinës është ende e qëndrueshme.
Banorët e pallatit të përfshirë nga zjarri masiv pranë Farmacisë 10, do të përfitojnë bonus qiraje dhe mbështetje nga Bashkia e Tiranës deri në rindërtimin e plotë të godinës. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim”.
Sipas Ramës, godina do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, ndërsa shteti do të ndërhyjë për të lehtësuar situatën e familjeve të prekura deri në rikthimin e tyre në banesat e reja.
“Çka mbeti pas zjarrit ishte shkrumbimi i asaj godine, për të cilën u vumë menjëherë në lëvizje dhe gjëja e parë dhe më e rëndësishme është që godina do të rindërtohet tërësisht nga e para, 100% nga vetë ndërtuesi i saj. Nga ana tjetër, angazhohemi për të ndihmuar banorët që të mund të kenë një bonus qiraje dhe patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre”, deklaroi Rama.
Kryeministri shtoi se procesi i rindërtimit nuk pritet të zgjasë shumë, pasi sipas tij struktura kryesore e godinës është ende e qëndrueshme. Ai komentoi gjithashtu edhe debatet publike mbi shkaqet e zjarrit dhe cilësinë e materialeve të ndërtimit, duke kritikuar ata që i quajti “gjithollogë” pa ekspertizë.
Foto: Edi Rama/Facebook
“Zjarri nuk ka lidhje në vetvete me ndërtimin, por nga ana tjetër, kjo është një arsye për të parë dhe për të kuptuar ashtu siç duhet edhe çka lidhet me cilësinë dhe me materialet e ndërtimit. Nga verifikimi i parë që është bërë, ndërtimi kishte të gjitha materialet të certifikuara dhe vinin nga importi, kështu që nuk dua të zgjatem më shumë në këtë pikë”, tha Rama.
Ai shtoi gjithashtu një koment ironik për reagimet publike pas ngjarjeve të tilla, duke i krahasuar me “kërpudha pas shiut”. Kryeministri iu referua ekspertëve të vetëshpallur që dalin në debat pa verifikime të plota të fakteve dhe mbi të gjitha nuk kanë licenca profesionale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.
Efektivë policie me veshje mbrojtëse kundër substancave të rrezikshme janë vendosur në një nga parqet më prestigjioze të Londrës, vetëm pak metra larg ambasadave dhe rezidencave mbretërore, ndërsa po inspektojnë një numër sendesh të lëshuara nga dronët.
Kosova dhe Shqipëria po intensifikojnë përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë bashkëprodhimin dhe prokurimet e përbashkëta të pajisjeve ushtarake.
Kreu i FSHF-së Armand Duka zbuloi se ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Sylvinho-n pas ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës, duke e pyetur për gatishmërinë e tij për të vijuar në krye të skuadrës. Sipas tij vendimi për pankinën kuqezi do të merret në qershor.
Policia bën me dije se adoleshenti është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare që ndodhej në ambientet e kësaj shtëpie.
Gjatë podcastit të tij “Flasim”, kryeministri foli edhe për takimet e fundit në Itali dhe Spanjë, ku u takua me kryeministrat Giorgia Meloni dhe Pedro Sánchez.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme nënvizoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit rajonal si rruga më e sigurt drejt një të ardhmeje të përbashkët.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat do të shënojnë rritje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së mbrëmjes së të premtes, duke denoncuar atë që ai e cilëson si dhunë të tepruar nga ana e policisë ndaj qytetarëve.
Një skemë mashtrimi ndaj një shtetasi të huaj është zbuluar në Tiranë, ku një grua dyshohet se përfitoi mijëra euro me premtime të rreme për azil politik.
Komente (0)