Ministria e Shëndetësisë ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke mohuar lajmet se një numër i madh rastesh me fruth është regjistruar në shkollat dhe kopshtet e Tiranës.
Ministria ka publikuar një njoftim të Institutit të Shëndetit Publik i cili bën me dije se asnjë rast fruthi nuk është regjistruar në institucionet parashkollore në kryeqytet dhe fton qytetarët që të ndjekin vetëm burimet zyrtare të informacionit.
Gjithashtu, ISHP iu kërkon prindërve që të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit.
“Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, siç është raportuar në disa media.
I bëjmë thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.
U bëjmë thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre, si masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik.
Vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive. Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë të informojë qytetarët në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme”, shkruhet në reagim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)