Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të kthehen në projekte sociale. Ky është njoftimi i dhënë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. Ajo njoftoi se 150 mijë euro nga vlerat e konfiskuara do të vendosen në shërbim të komuniteteve lokale dhe të shtresave në nevojë.
Këtë të hënë, më datë 9 shkurt, u hap edhe thirrja për aplikim për të gjitha Organizatat Jofitimprurëse, që dëshirojnë të përfshihen në këtë iniciativë. Qëllimi është që goditja ndaj krimit të shndërrohet në mundësi konkrete për mbështetje sociale.
Afati i fundit për aplikime është 9 mars 2026. Organizatat e interesuara mund të paraqesin projektet e tyre. “Pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik”, tha Koçiu në fjalën e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)