Paqëndrueshmëri atmosferike në të gjithë vendin

Reshje shiu priten në mënyrë të herëpashershme dhe me intensitet të dobët në shumicën e zonave.

09.02.2026. 08:32

Paqëndrueshmëri atmosferike në të gjithë vendin

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme, e hënë, do të karakterizohet nga paqëndrueshmëri atmosferike në të gjithë vendin.

Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura, por gjatë mesditës dhe pas saj do të ketë intervale me kthjellime.

Reshje shiu priten në mënyrë të herëpashershme dhe me intensitet të dobët në shumicën e zonave, ndërsa në relievet malore nuk përjashtohen shtrëngata të shkurtra.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)