Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, ndërsa herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.
Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në mënyrë të herëpashershme që nga orët e para të kësaj të premte deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit. Intensiteti parashikohet të jetë kryesisht i ulët.
Në zonat qendrore dhe perëndimore, reshjet do të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale. Në Alpe dhe në relievet e larta malore në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga juglindja drejt veriperëndimit, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 9 m/s. Deti do të paraqitet me valëzim të forcës 1–2 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)