Teksa pjesa më e madhe e Shqipërisë është në alarm për shkak të rreshjeve të dendura, besimtarët ortodoksë në disa qytete të vendit kanë sfiduar përmbytjet dhe motin e ftohtë, duke zhvilluar ceremoninë tradicionale të Ditës së Ujit të Bekuar.
Nga Epifania nuk hoqën dorë në Berat, ku disa të rinj hynë në lumin Osum, pas meshës së zhvilluar në Katedralen e “Shën Dhimitrit”. Me në krye Mitropolitin Imzot Asti, besimtarët iu drejtuan Urës së Goricës, aty ku u mbaj ceremonia e hedhjes së kryqit, i cili u kap nga 15-vjeçari Fabio Naço.
Foto nga web
Ceremoni të ngjashme, pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike, u zhvilluan edhe në qytetet e Vlorës dhe Sarandës. Aty hedhja e kryqit u zhvillua në det. Në Vlorë, Marjo Nesturi sfidoi dallgët dhe të ftohtin duke kapur kryqin, ndërsa në Sarandë ishte Andrea Baruta ai që e nxorri nga deti.
Foto nga web
Në Korçë besimtarët u mblodhën për të marrë Ujin e Shenjtë, ndërsa në Ersekë, për shkak të motit të keq, rituali u zhvillua në ambientet e Kishës. Këto qytete ruajtën traditën shekullore, të shpresës për paqe dhe mbarësi gjatë vitit të ri, teksa Uji i Bekuar dhe Kryqi i Shenjtë simbolizojnë pastrim shpirtëror.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)