Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, një viktimë dhe tre të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor, me një viktimë dhe tre të plagosur është regjistruar në segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut.

17.04.2026. 15:42

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, një viktimë dhe tre të plagosur rëndë

Një viktimë dhe tre të plagosur rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti të regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit.

Nga informacionet paraprake rezulton se aksidenti është regjistruar në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca që ka bërë transportimin e menjëhershme të tre të plagosurve drejt spitalit.

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut në këtë nyje problematike të Rrugës së Kombit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)