“Mision shumëkombësh në Hormuz!”, 40 vende diskutojnë sot hapat në Paris
Vendet pjesëmarrëse do të diskutojnë edhe mundësinë e vendosjes së një misioni shumëkombësh ushtarak me karakter strikt mbrojtës.
07:27 9 h më parë17.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi njoftoi përmes një postimi në platformën ‘X’ se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha anijet tregtare për periudhën e mbetur të armëpushimit, duke shtuar se kjo është në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Liban.
Një pauzë 10-ditore në luftime midis Izraelit dhe Libanit, e cila u arrit pas negociatave në Uashington, ka sjell efektin e parë, duke shtyrë Iranin që të mbajë fjalën e dhënë dhe të hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit.
Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi njoftoi përmes një postimi në platformën ‘X’ se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha anijet tregtare për periudhën e mbetur të armëpushimit, duke shtuar se kjo është në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Liban.
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi Aragchi në X.
Siç sqaroi ai, lëvizja e anijeve do të kryhet nëpërmjet një rruge të koordinuar që është përcaktuar tashmë. Në të njëjtën kohë, pati luhatje të forta në tregje pas njoftimit të Iranit për Ngushticën e Hormuzit, pasi çmimi i naftës ra me 10%, me naftën Brent që zbriti poshtë 90 dollarëve për fuçi.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e përshëndeti njoftimin nga Teherani përmes një postimi në Truth Social, ku tha “faleminderit”, duke përsëritur se ngushtica është nga tani plotësisht e hapur.
Armëpushimi në Liban duket se po mbahet pavarësisht se ushtria libaneze akuzoi Izraelin për shkelje të tij disa orë pasi hyri në fuqi.
Hezbollahu i mbështetur nga Irani në Liban ka rënë dakord të respektojë armëpushimin nëse ndalojnë sulmet izraelite. Ndërkohë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se një takim në Shtëpinë e Bardhë midis dy kombeve mund të zhvillohet brenda dy javësh.
Vendet pjesëmarrëse do të diskutojnë edhe mundësinë e vendosjes së një misioni shumëkombësh ushtarak me karakter strikt mbrojtës.
07:27 9 h më parë17.04.2026.
Autori
Në thelb, ky armëpushim shihet më shumë si një “pauzë” në luftime sesa një zgjidhje e qëndrueshme, me shumë çështje të pazgjidhura që mund të rrezikojnë vazhdimësinë e tij.
07:09 10 h më parë17.04.2026.
Autori
Hegseth tha se Uashingtoni kërkon një zgjidhje diplomatike për konfliktin duke i bërë thirrje udhëheqjes iraniane të marrë "vendimet e duhura" dhe “të veprojë me mençuri”. Ai kërcënoi me sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit nëse udhëheqësit në Teheran nuk bien dakord për paqen.
15:44 1 ditë më parë16.04.2026.
AutoriFishekzjarrë dhe të shtëna festive u dëgjuan në kryeqytetin libanez, Bejrut, ndërsa armëpushimi 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit hyri në fuqi në mesnatë sipas orës lokale.
Marrëveshja për të ndaluar armiqësitë pasoi ditë të tëra presioni nga SHBA-të ndaj Izraelit, pasi luftimet e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hezbollahut kërcënuan të prishnin armëpushimin e lëkundur midis SHBA-së dhe Iranit.
Sakaq, Presidenti libanez Joseph Aoun, i përshkroi negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin si "kritike dhe thelbësore", duke theksuar nevojën për "përgjegjësi kombëtare" në ditët në vijim.
"Armëpushimi është porta për avancimin e negociatave dhe është një opsion që gëzon mbështetje lokale dhe ndërkombëtare", tha Aoun.
Aoun theksoi rolin qendror të ushtrisë libaneze pas tërheqjes së forcave izraelite, duke i siguruar banorët e rajoneve jugore të vendit pas kthimit të tyre në fshatrat dhe qytetet e tyre se "nuk ka forca të armatosura përveç ushtrisë dhe forcave legjitime të sigurisë".
Por, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga pozicionet e saj në Libanin jugor gjatë armëpushimit.
Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës, është rihapur për qarkullimin e anijeve tregtare, në një zhvillim që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në stabilizimin e tregjeve energjetike.
17:00 14 min më parë17.04.2026.
Autori
Një nga avantazhet më të mëdha të metodës së zhvilluar nga Vick J. Tan është kostoja shumë e ulët: çdo bustinë kushton rreth 7 cent dhe mund të përdoret disa herë.
16:34 40 min më parë17.04.2026.
Autori
Grabitësit shënjestruan kutitë e depozitave të sigurisë të ruajtura në kasafortën e bankës, duke vjedhur një sasi ende të pacaktuar parash, dhe më pas u larguan në sistemin e kanalizimeve, duke u zhdukur pa gjurmë, përmes një vrime në dysheme.
16:12 1 h më parë17.04.2026.
Autori
Eurostat parashikon rënien e popullsisë me mbi 11% gjatë 75 viteve të ardhshme, me Bashkimin Europian që parashikohet të ketë nën 400 milionë banorë.
15:58 1 h më parë17.04.2026.
Autori
Kompania hungareze e fluturimeve Wizz Air ka zbuluar se ka hasur tashmë mungesa karburanti në tre aeroporte evropiane, ndërsa bllokada e Ngushticës së Hormuzit vazhdon dhe paralajmërimet për krizën e naftës në tregun e fluturimeve vijojnë të shtohen para sezonit veror.
15:10 2 h më parë17.04.2026.
Autori
Shoqata Kombëtare e Transportuesve Profesionistë në Itali, Trasportounito, ka vendosur mbylljen pesë ditore të transportit rrugor, duke filluar nga 20 deri më 25 prill. Sipas tyre rritja e pakontrolluar e çmimeve të karburantit, po ka një ndikim vdekjeprurës në bilance.
13:44 3 h më parë17.04.2026.
Autori
Efektivë policie me veshje mbrojtëse kundër substancave të rrezikshme janë vendosur në një nga parqet më prestigjioze të Londrës, vetëm pak metra larg ambasadave dhe rezidencave mbretërore, ndërsa po inspektojnë një numër sendesh të lëshuara nga dronët.
13:16 3 h më parë17.04.2026.
Autori
Ky monolog është bërë i famshëm nga aktori Samuel L. Jackson, i cili e reciton në film para një skene të dhunshme.
12:32 4 h më parë17.04.2026.
Autori
Marinsat amerikanë të vendosur në anijet luftarake që operojnë në Lindjen e Mesme kanë ngritur shqetësime për cilësinë e dobët të ushqimit dhe porcionet e reduktuara gjatë një misioni të zgjatur pranë Iranit.
11:19 5 h më parë17.04.2026.
Autori
Komente (0)