Abuzimi me tenderët e ARRSH-së, SPAK kërkon 10 vite burg për Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 10 vite burg të ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

17.04.2026. 10:52

Abuzimi me tenderët e ARRSH-së, SPAK kërkon 10 vite burg për Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për dosjen e abuzimeve me tendera të Autoritetit Rrugor Shqiptar duke kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-kreun e këtij institucioni, Evis Berberi.

Berberi akuzohet nga SPAK për disa vepra penale të rënda, përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për të pritet të ulet me një të tretën.

Përveç masës së burgimit, SPAK ka kërkuar edhe ndalimin e tij nga ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare. Po ashtu, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e pasurive të sekuestruara në zotërim të Berberit, përfshirë rreth 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë të rinj, si dhe pasuri të tjera.

Në të njëjtën dosje, SPAK ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për ish-drejtorin që e pasoi Berberin në krye të ARRSH, Gentian Gjyli, për veprat penale të shkeljes së barazisë në tendera, korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

Edhe për ish-drejtorin e KESH, Erald Elezi, SPAK ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera. Ai po ashtu përfiton ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe ndalim nga funksionet publike për 5 vite.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për një skemë të shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike, të kryer në bashkëpunim në disa procedura prokurimi. Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, paraqiti konkluzionet përfundimtare edhe për 20 të pandehur të tjerë të përfshirë në këtë dosje.

PRETENCA E SPAK:

Evis Berberi- 10 vite burg burg

Brunilda Buli – 7 vjet e 6 muaj burg

Ervis Lami- 7 vjet e 6 muaj burg

Kamelia Tafaj – 2 vjet burg

Blerta Musabelli – 2 vjet burg

Adja Strazimiri – 1 vit e 6 muaj burg

Adrian Kroi – 1 vit e 6 muaj burg

Bledar Aliaj – 1 vit e 6 muaj burg

Ela Goxhaj – 1 vit e 6 muaj burg

Erald Elezi – 1 vit e 6 muaj burg

Genti Raça – 1 vit e 6 muaj burg

Gentjan Gjyli – 1 vit e 6 muaj burg

Gëzim Noni – 1 vit e 6 muaj burg

Jetmira Dervishi – 1 vit e 6 muaj burg

Shkëlqim Lusha – 1 vit e 6 muaj burg

Valbona Pepa – 1 vit e 6 muaj burg

Orjon Islamaj – 1 vit burg

Denis Xhoxhi – 1 vit burg

Adela Kica – 1 vit burg

Altin Marko – 1 vit burg

Artan Leskoviku – 1 vit burg

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)