Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë nr.12 në Tiranë, iu përgjigj akuzave të opozitës për rritje të korrupsionit gjatë 13 viteve të qeverisjes socialiste. Ai i cilësoi këto pretendime si një “gënjeshtër të madhe”.
Rama tha se është e pamundur të pretendohet rritje e korrupsionit, kur vendi ka shënuar rritje të ekonomisë dhe të ardhurave. “Nuk mund të çohet askush e të thotë me plot gojën është rritur korrupsioni. Kjo është gënjeshtër e madhe, se s’mund të rritej ekonomia, pagat dhe pensionet”, u shpreh ai.
Në këtë kuadër, kryeministri solli edhe shifra lidhur me turizmin, duke theksuar se Shqipëria ka pasur një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj. “Dikur na kujtonin mua dhe Kujtim Qefalinë si turistë në Rinas, ne sot numërojmë vetëm pasaportat e huaja, vjet kemi numëruar 12 milionë të tilla”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se opozita përdor vazhdimisht të njëjtën retorikë, duke e quajtur të papranueshme. “E refuzoj me neveri këtë narrativë, s’dinë të thonë gjë tjetër vetëm vjedhje-vjedhje, korrupsion-korrupsion”, shtoi kryeministri.
Foto: Edi Rama/Facebook
Në një tjetër deklaratë, gjatë mbledhjes së Asamblesë socialiste në Baldushk, Rama foli për procesin e integrimit europian. “Deri në fund të 2027 mbyllim negociatat me BE”, u shpreh ai. Rama shpjegoi se procesi ka dy nivele vendimmarrjeje dhe se vendimi final varet nga 27 vendet anëtare, ku mjafton edhe një shtet të vendosë veton. “Mjafton një vend të thotë nuk duam dhe vendimi nuk merret”, tha Rama, duke akuzuar opozitën se ngatërron interesin partiak me atë kombëtar dhe se “janë kundër” në një moment kyç për vendin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)