"Kujdes kur flet me mua, s'jam shoqja jote", përplasje e ashpër mes Taulant Ballës e Elda Hotit
Incidentet nisën në momentin kur Peleshi i ndërpreu fjalën Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, i cili ndodhej në foltore dhe kërkoi t’i lirohej vendi ish-ministres socialiste Bora Muzhaqi.
Është tensionuar seanca parlamentare në Kuvend, deri në pikën që kryetari Niko Pelshi urdhëroi një pushim të shkurtër, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe patën përplasje me kolegët nga mazhoranca.
Incidentet nisën në momentin kur Peleshi i ndërpreu fjalën Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, i cili ndodhej në foltore dhe kërkoi t’i lirohej vendi ish-ministres socialiste Bora Muzhaqi.
Por demokratët u ngritën duke bllokuar foltoren dhe e cilësuan të padrejtë veprimin e Peleshit, pasi sipas tyre edhe 4 ligjvënës të tjerë nga radhët e PD kishin të drejtën të merrnin fjalën.
Në momentin kur Muzhaqi mori fjalën nga ulësja e saj në Kuvend, ligjvënësja demokrate Elda Hoti ju afrua dhe i hoqi me forcë kartën që i mundëson aktivizimin e sistemit audio çdo deputeti.
Ky veprim ndezi gjakrat, teksa kreu i Grupit të PS, Taulanat Balla u duk tepër i tensionuar teksa i kërkonte llogari Hotit.
Balla e humbi qetësinë pasi Flamur Noka e quajti “vrasës të Ravik Gurrës”, ndërsa për kryeparlamentarin Niko Peleshi tha se është peng jo vetëm i Edi Ramës, por dhe i tij.
Sakaq gjatë përplasjes, deputetja e PD ju kthye ashpër Ballës duke thënë: “Kujdes ti kur flet me mua... Pse kush jam unë shoqja jote ëëë, kush jam unë? Kush je ti?”.
Në këtë konflikt ndërhyri më pas edhe Muzhaqi, e cila i tha Hotit: "Si mund t'i marrë kartën një vajzë, një vajze".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)