Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar 17 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Sipas kreut të shtetit, Shqipëria është një aleate e denjë e aleancës, teksa vlerësoi dhe profesionalizimin e Forcave të Armatosura në misionet e NATO.
“Sot, 17 vjet Shqipëria në NATO, një moment historik për sigurinë, sovranitetin dhe orientimin tonë Euroatlantik.
Si aleancë e vlerave demokratike, NATO është garant i paqes, sigurisë dhe mbrojtjes kolektive në hapesiren Euroatlantike. Shqipëria është një aleate e denjë, kontribuese aktive në misionet dhe operacionet e saj.
Krenarë për përkushtimin dhe profesionalizmin e Forcave tona të Armatosura!
Mbetemi të bashkuar për paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, shkruan Begaj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)