PS nis përgatitjet për 2027-ën, Klosi nga Asambleja: Më fitues se kurrë falë Ramës, opozita u dobësua
Në fjalën e tij në Asamble, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi theksoi se PS vjen më e fortë se kurrë pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, duke vendosur edhe një objektiv të ri.
Asambleja e Partisë Socialiste është mbledhur këtë të shtunë në Durrës, në një takim ku fokusi qëndron tek analiza e punës së strukturave, zgjedhjet e brendshme dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Socialistët do të riformatojnë strukturat e brendshme që nga baza, kryetarët e organizatave socialiste dhe forumet, me një proces zgjedhor që pritet të përfundojë më 12 qershor.
Në fjalën e tij në Asamble, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi theksoi se PS vjen më e fortë se kurrë pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, duke vendosur edhe një objektiv të ri.
Sipas tij çdo organizatë socialiste do të duhet të shtojë 4 anëtarë të rinj duke konkluduar zgjerimin e bazës dhe rritjen e efikasitetit të partisë në terren, duke e përgatitur atë për sfidat e ardhshme politike.
Klosi u shpreh ndër të tjera se në zgjedhjet e kaluara shqiptarët zgjodhën stabilitetin duke votuar PS-në, e cila sipas tij është forcuar, ndërkohë që Partia Demokratike dhe opozita janë dobësuar ndjeshëm.
“Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës vjen sot në vitin e saj të 35 më fituese dhe më e organizuar se asnjëherë më parë. Jemi mbledhur sot pas konfirmimit nga vota e shqiptarëve si forca e qeverisë së vendit, dhe kjo e bën mbledhjen e Asamblesë një takim vlerësues për këtë moment të rëndësishëm politik që ne ndodhemi. Fitorja jonë nuk është një fitore e zakonshme, por një provë besimi e jashtëzakonshme, është një mesazh i qartë se shumica e shqiptarëve ka zgjedhur stabilitetin dhe seriozitetin e qeverisjes nga drejtimin e vendit nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Një parti që fiton 4 herë radhazi nuk mund të jetë si një parti që fiton për herë të parë, duhet të ketë më qartë dhe më kërkuese. Partia Socialiste ka marrë një fitore të plotë, jo fitore të rastësishme, dhe as të ngushtë. Rezultati kombëtar i vitit 2025, 855 mijë e 831 vota për Partinë Socialiste, nuk është vetëm një rezultat matematikor, është një kontratë e ribesuar mes Partisë Socialiste dhe shqiptarëve, diferenca 300 mijë vota me kundërshtarët tanë është një diferencë politike për drejtimin e Shqipërisë. Fakti që diaspora i jep PS 61% të votave jashtë vendit, e bën këtë fitore më të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.
Në analizën e performancës së Partisë Socialiste sipas qarqeve, Klosi veçoi rezultatin bindës në Fier, ku drejtuese politike ishte ish-zv-kryeministrja Belinda Balluku, por edhe rritjen në disa zona. Theksin Klosi e vendosi tek sfidat që PS has në veri të vendit, ku kërkoi maksimalizim të votës.
“Nga 12% e anëtarësisë, numri i të rinjve u rrit në 25% krahasuar me 2021-shin. Numri i grave pati një rritje nga 26% në 34%. Dëshmi e qartë se vetëm në pak muaj riorganizimin përmirësuam ndjeshëm treguesit. Fieri del qarku më i fortë, por shumica e qarqeve janë mesazh stabiliteti për PS. PS nuk është vetëm forcë e parë, por është forca që organizon terren. Tirana është rezervuari më i madh i votës sonë, kjo e bën Tiranën edhe sfidën më të madhe. Lezha për pak vota nuk ia doli të ishte qark fitues, Kukësi dhe Shkodra mbeten territore ku beteja vazhdon. Ndryshimi ndaj 2021, kemi pasur disa pika të rëndësishme. Dibra fiton me 11.5% më shumë, Fieri 10.1%. Shkodra 9.6% më shumë, Gjirokastra me 8% dhe kështu qarqet vazhdojnë pothuajse të gjitha në tendencë rritje”, zbuloi ai.
Dhe pse këtë të premte festohet Fiter Bajrami fundjava për politikën nuk është pushim. Fundjava risjell tensionet politike dhe pse qytetarëët janë në ditë festash.
Sa i përket Tiranës, Klosi theksoi se rezultati nuk ka arritur potencialin maksimal.
“Nuk kemi arritur akoma maksimumin tonë, këtu flas për të gjithë qarkun. Ka ardhur koha për rivlerësim të njohjes së listës nga strukturat e PS, AI mund të na japë mundësi që duke bashkuar punën e administratës lokale. Kemi një pjesë të listës që është e panjohur për strukturat tona, e kemi bërë kur kemi qenë në opozitë. Sot që kemi teknologji, duhet të kemi strukturë që ta njohë më mirë listën përkatëse”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PS.
Ndërkohë, ndër të tjera, në mbledhjen e Asamblesë së PS pritet të miratohet edhe nisma për organizimin e kësaj force politike në diasporë, me Klosin që vendosi theksin tek mbështetja e lartë prej bashkëkombësve me 61% të votave për mazhorancën në zgjedhjet e kaluara, ku votuan për herë të parë përmes postës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)