“Po rritet krimi i organizuar”, Berisha denoncon në Bruksel: Mungojnë zgjedhjet e lira
Rikonfirmoi angazhimin e Partisë Demokratike për integrimin europian të Shqipërisë, duke kërkuar rikthimin e shtetit të së drejtës dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga një qeveri teknike.
Lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte një takim zyrtar me presidentin e Parlamentit të Rajonit të Brukselit, Bertin Mampaka. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, presidenti Mampaka vlerësoi kontributin e Berishës në politikë dhe rolin e tij në mbrojtje të demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri. Nga ana e tij, Berisha falenderoi institucionet belge për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Gjatë takimit, Berisha ngriti shqetësime mbi situatën demokratike në vend, duke cituar raportin e fundit të Institutit V-Dem, i cili e klasifikon Shqipërinë si “autokraci elektorale”. Ai theksoi se prej më shumë se një dekade në vend nuk organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke përmendur edhe arrestimin e tre liderëve të opozitës gjatë vitit elektoral.
Lideri opozitar gjithashtu bëri të ditur ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës, të cilat sipas tij shtrihen nga Amerika Latine drejt Europës, duke ndikuar negativisht në ekonominë vendase, sidomos në sektorin e ndërtimit. Ai denoncoi gjithashtu emigracionin masiv, me mbi 1,1 milion shqiptarë që kanë lënë vendin gjatë dekadës së fundit dhe theksoi korrupsionin si një problem kyç për zhvillimin e vendit.
Berisha rikonfirmoi angazhimin e Partisë Demokratike për integrimin europian të Shqipërisë, duke kërkuar rikthimin e shtetit të së drejtës dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga një qeveri teknike. Në këtë takim, ai shoqërohej nga deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Enri Ceno, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë.
Foto: Sali Berisha/ Facebook
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)