Rama argumenton pse nuk pranoi dorëheqjen e Ballukut: Dorëheqja morale, pas fazës revolucionare të drejtësisë
Në fjalimin e tij para deputetëve socialistë Rama ka argumentuar se nuk e ka pranuar dorëheqjen e zv.kryeministres Belinda Balluku për të mos hapur siç tha ai vallen e dorëheqjeve automatike dhe pa akuzë. Sipas kryeministrit koha e dorëheqjes morale do të vijë por pas fazës revolucionare të drejtës
Në fjalimin e tij para deputetëve socialistë Rama ka argumentuar se nuk e ka pranuar dorëheqjen e zv.kryeministres Belinda Balluku për të mos hapur siç tha ai vallen e dorëheqjeve automatike dhe pa akuzë. Sipas kryeministrit koha e dorëheqjes morale do të vijë por pas "fazës revolucionare të drejtësisë"
Kreu socialist Edi Rama ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Ai tha se sot gjenden në një udhëkryq që rrezikon Shqipërinë të jetë në vend numëro.
"Dua të ndaj me ju këtu diçka që e kam thënë dhe pa praninë e pubikut përmes mediave. Belinda Balluku muja ma ka dorëzuar dorëheqjen tre herë, që kur iu ngrit akuza me qëllim jo për korrupsion, po për pabarazi në tendera, pastaj ma ka sjellë përsëri me shkrim dorëheqjen kur u bë pezullimi, dhe pastaj dhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mosvendiimi i Gjykatës Kushtetuese. E kam hedhur unë poshtë. Unë kam bindjen që në këtë fazë revolucionare të jetës institucionale të vendit kur dndryshe nga vendet me drejtësi dhe institucione të konsoliduara në shqipëri spo ka nisur të shijojë pavarësinë nuk duhet të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike pa akuze. E di unë shumë mirë dhe dorëheqjen morale, por sot në Shqipëri kur sidomos përmes SPAK drejtësia ka filluar të bëjë shërbim të pamohueshëm për vendin, po po bën dhe një dëm sëerioz mbi administratën duke përmbysur faktikisht rregullisht parimin e shenjtë demokratik të prezumimit mekanizmi nuk mund të kurdiset e shkurdiset sa herë prokuroria ngre akuzë, nuk bëhet dot. Nuk funksionon prokuroria si kompani transporti që merr male me dokumenta në zyrat e minitrisë dhe i çon në zyrat e Prokurorisë. Ne nuk duhet të harrojmë se jemi këtu për të çuar punët para. Të foksuohemi në punët tona e objektivat tona, duke parë të gjithë përpara e duke shmangur shikimet mbi njëri tjetrin. Koha e dorëheqjeve morale nuk diskutohet që do të vijë po pasi të kalojë kjo fazë revolucionare e pavarësisë së drejtësisë. Një gykatës i jep të dretë në zyrë me prokurorin për të pezulluar një ministre, janë rekorde për Gines nuk ka ndodhur ndonjëherë", tha ai.
Për kryeministrin Edi Rama reforma në drejtësi nuk është dështim. "Në një bisedë para disa ditësh, me disa nga shokët e grupit, më tha se unë duhet të ndjehem përgjegjës për reformën në drejtësi, ma tha copë. Sepse jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar këto efektet e dëmshme anësore. E mirëkuptoj zhgënjimin, jo dhe aq të shokëve që e kanë votuar reformën, se ta quash dështim, nga mbështetës i dikurshëm mediatik i saj je në të drejtën për të dhënë alarmin, po ta quash dështim nga gupi projektues dhe miratues i saj do të thotë të mos shohësh më larg ditës së sotme, të mos llogarisësh përtej kostove aktuale, dhe të mos vlerësosh më shumë se sa komoditetin tënd. Ndërkohë që unë kam qenë dhe mbetem kokëfort në bindjet e mia, jam gjithnjë e më pak rezistent ndaj mundësisë që të jem gabim, po jam i interesuar të kuptoj ku kam gabuar, që do të thotë se nuk e kam problem të pranoj gabime. Sinqerisht, jo vetëm që nuk gjej asnjë arsye strategjike për ta pranuar opinionin se refoma në drejtësi ka dështuar dhe aspak për kokëfortësi, njëqind herë të kthehesha mbrapsht, njëqind herë do zgjidhja reformën në drejtësi, krahasimisht me altenativën, atë batakun e llahtarshëm pa asnjë dritë të ardhme, pa anjë shans për të marr respektin e askujt e pa asnjë mundësi për tu ndjerë i respektuar nëse rruga të çonte nga ajo derë", tha ai.
Maxhoranca nuk do të ndryshojë vetëm nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, por edhe më gjerë, pasi siç tha kryeministri, nuk do të ndërhyjmë në punën e drejtësisë, por garancitë juridike i përkasin shumicës qeverisëse.
"Politika penale, proecedurat penale, garancitë juridike për nëpunësit civilë, dënimet altentive, rivijëzimi i cështjeve penale dhe atyre administrative, dhe natyrisht në radhën më të parë ngritja e prezumimit të pafajësisë, si parim universal dhe si domosdoshmëri shoqërore për një vend si i yni, janë çështjet tona, në radhë të parë, janë përgjegjësia jonë, ata 58 për qind shqiptarë që rinë në burgje pa gjyq, janë përgjegjësia jonë. Kjo është një tematikë e vetëvendosur në rendin tonë të ditës, prandaj jemi angazhuar si fillim me ministritë e Drejtësisë të Italisë dhe Francës, na kanë vënë në dispozicion më të mirët që kanë në fushën e politikë penale, me Këshillin e Europës për të hartuar një dokument ndryshimesh me procedurat penale, që do ta konsultojmë dhe me Komisionin Europian", vijoi ai.
Rama paralajmëroi gjithashtu dhe ndryshime në radhët e socialistëve, teksa caktoi marsin dhe nëntorin si muajt e takimeve me strukturat e Partisë Socialiste.
"Prandaj, të qëndrojmë te fokusi, te punët tona dhe si përfundim propozoj që marsin dhe nëntorin ti bëjmë dy muaj të familjes sonë të madhe socialiste që të rikthehemi tërësisht aty ku e kemi burimin e fuqisë sonë, për të hapur dialog të brendshëm me anëtarët e simpatizantët tanë për gjithçka që ne duam të ndajmë me ta e ata me ne", tha Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)