Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, paralajmëroi për rreziqet e sigurisë kombëtare që mund të shkaktohen nga ndikimi i huaj në infrastrukturën kritike të Shqipërisë.
Në një intervistë në programin “(Për)shtjellim” në Newsmax Balkans Albania, Mediu theksoi nevojën për krijimin e strukture të përhershme të analizave të sigurisë për të mbrojtur interesat kombëtare.
“Sipas ligjit kinez, cdo kompani që investon është e detyruar që të dhënat t’ia japë shërbimit të inteligjencës kineze dhe këtu kemi cenuar dhe privatësinë dhe elementë të tjerë të rëndësishëm. Po ta shikosh se cfarë ka ndodhur te AKSHI është një katastrofë që kërkon një analizë e të gjitha.
Ai që e diskuton këtë është Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili merr burimet e inteligjencës tonë ushtarake, apo edhe të shtetit. Merr të shërbimeve të vendeve të tjera, merr informacionet e institucioneve të tjera që merren më çështjet e sigurisë dhe përcakton një politikë. Duhet të bëjmë një analizë. Cdo gjë duhet të kalojë në filtër. Ne kemi ecur me idenë se jemi anëtar të NATO dhe jemi të garantuar.
Shqipëria ka nevojë për një strukturë permanente të analizave të cështjeve të sigurisë. Këtë e kanë të gjitha vendet. Është një Think Tank që ka bërë një studim shumë të rëndësishëm dhe që është prezantuar te partnerët për rrezikun nga Kina dhe Rusia. Mënyra e penetrimit nuk është me tanke e aeroplan, por në infrastrukturën kritike”, tha Mediu.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)