Drejtoresha aktuale e AKSHI, Mirlinda Karçanaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se në vend të saj është emëruar Igli Tafa.
Dorëheqja e Karçanaj vjen në një kohë kur ajo është në hetim nga SPAK për aferat e AKSHI-t, institucionit që ajo ka drejtuar deri tani. SPAK zbuloi një rrjet të mirëorganizuar kriminal në përvetësimin e qindra milionë eurove tendera publike, mes shantazhit, pengmarrjes dhe implikimit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe policor të vendit. Për këtë çështje janë në hetim Ergys Agasi, Ermal Beqiri, vetë drejtoresha e AKSHI dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi dhe numri dy i policisë së Tiranës Erjon Ismaili, etj
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)