Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në Kuvend dhe në lidhje me thirrjen e vazhdueshme të opozitës për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, e cila sipas saj, duhet të shqyrtojë pa humbur kohë kërkesën e SPAK për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Sipas Ballës nuk ka dyshime që ky Këshill do të mblidhet, por duhet pritur dhe vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, e cila në fakt nuk mori një vendim, por duke qenë se votat u ndanë 4 me 4 u la në fuqi vendimi që kishte marrë GJKKO për pezullimin e Ballukut.
“Jemi në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur një vendim, edhe pse 8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese i dhanë të drejtë palës kërkuese, kryeministrit që kishte ndërhyrje në kompetencat e Këshillit të Ministrave, parlamentit dhe presidentit. Nuk ka asnjë dyshim që Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën, ndërkohë që ne do të vijojmë me një proces adresimi të asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese. Na duhet ta marrim vendimin të zbardhur”, tha Balla.
Opozita prej javësh tashmë ka akuzuar kreun e Kuvendit, mazhorancën dhe vetë kryeministrin Edi Rama se kanë marrë në mbrojtje Belinda Ballukun dhe se po pengojnë drejtësinë që të bëjë punën e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)