"Grupi i zjarrit, shpikje", ish-gardisti Agron Malaj, flet për herë të parë për '21 Janarin'

"Keni vite që merreni me familjen time. Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë", është shprehur deputeti i PS Agron Malaj, ish gardist në ngjarjen e 21 janarit.

12.02.2026. 12:31

"Grupi i zjarrit, shpikje", ish-gardisti Agron Malaj, flet për herë të parë për '21 Janarin'

"Keni vite që merreni me familjen time. Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë", është shprehur deputeti i PS Agron Malaj, ish gardist në ngjarjen e 21 janarit.

Ai ka folur për herë  të parë në Kuvend për atë ditë, teksa sqaroi pozicionin e tij në atë ditë. Malaj ka qenë komandant i seksionit 4 dhe asnjë nga efektivët nën drejtimin e tij nuk ka pasur lidhje me ngjarjet e 21 Janarit.

“Shumë faleminderit deputetit Blushi që pas tre muajsh më dha të drejtën të flas, kur unë kam folur edhe herë të tjera për ngjarjen e 21 janarit. Një ngjarje që është pikërisht për turpin tuaj, partisë tuaj, por edhe të veprimeve dhe mosveprimeve tuaja. Jozefin, mos fol, se është turp për ty të përmendësh gardistët. Ka 15 vjet që pikërisht ky grup parlamentar flet për mua, për familjen time, për 21 janarin, për grupin e zjarrit dhe kush këta, që është e turpshme. Grupi i zjarrit në Gardën e Republikës as nuk ka ekzistuar ndonjëherë, as nuk është në asnjë lloj strukture apo organigrame, por është shpikja që bëtë ju për të devijuar gjithë atë ngjarje, atë situatë të turpshme, dhe pikërisht ndaj meje, ndaj efektivëve të Gardës së Republikës, atyre djemve, burrave dhe grave që i baltosët padrejtësisht, dhe është e turpshme edhe për atë që sot del këtu dhe fol. Vërtetë, unë do t’u them kolegëve, por edhe gjithë opinionit publik, se në të vërtetë nuk ka ekzistuar kurrë një grup zjarri. Ata që e bëni 21 janarin janë përgjegjës kryesorë, pikërisht këta këtu, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre krijuan një situatë të tillë. Krijuan një situatë të tillë që është turpi më i madh për ta. Jo, s’ka asgjë për të fshehur. Ka 15 vjet që flitet në media, emisione dhe kudo për 21 janarin, për Agron Malajn, Unë kam deklaruar dhe kam deponuar që, në qoftë se një efektiv nën komandën time ka gisht në ngjarjen e 21 janarit, unë jam përgjegjës bashkë me ta. Por ju jeni përgjegjës për ngjarjen e 21 janarit, ku eprorët e mi dhe unë ishim objekt i anashkalimit tuaj, për të fshehur autorët e vërtetë. U morët me ca oficerë të thjeshtë të Gardës. Unë kam qenë komandant i seksionit katër; nuk kam qenë as komandant i forcës speciale, as komandant i Gardës, as shef shtabi e me radhë. Kam qenë komandant i një strukture ku kam marrë përgjithësi për strukturën time. Kam shkruar gjithçka të zezë mbi të bardhë: asnjë nga efektivët e mi nuk ka pasur gisht në ngjarjen e 21 janarit. Më e keqja është që ju e baltosni Gardën me paturpësinë tuaj dhe sot vazhdoni prapë. Jozefinë, unë jam gardist dhe kam për nder të jem gardist. Jam betuar t’i shërbej atdheut siç kam qenë gardist. Kam qenë edhe oficeri i forcave të armatosura, kam qenë në disa pozicione dhe duke i vënë në dispozicion të këtij interesi publik, gjë që faktikisht ka ndryshuar komplet qasjen e qeverisë. Nuk bëjmë më asnjë shitje apo dorëzim të pronës shtetërore në favor të investitorëve privatë në Tiranë. Përkundrazi, kërkojmë që shteti, njësoj si pronarët privatë, të përfitojë nga ato. Në këtë mënyrë, kemi disa projekte që tanimë janë drejt finalizimit të kontratave për të përfituar në disa vite zyra”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)