Ushtronin prostitucion në Fier, në pranga dy vajza nga Turqia e Kazakistani

Dy vajza janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi kanë ushtruar prostitucion në një shtëpi të marë me qira në Fier.

12.02.2026. 13:22

Ushtronin prostitucion në Fier, në pranga dy vajza nga Turqia e Kazakistani

Dy vajza janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi kanë ushtruar prostitucion në një shtëpi të marë me qira në Fier. 

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset:

-Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)