Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren, Balla: Distancohuni nga dhuna

Seanca parlamentare ka nisur me tensione teksa kreut të Partisë Demokratike iu ndërpre fjala teksa fliste për protestën kombëtare të opozitës.

12.02.2026. 10:35

Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren, Balla: Distancohuni nga dhuna

Seanca parlamentare ka nisur me tensione teksa kreut të Partisë Demokratike iu ndërpre fjala teksa fliste për protestën kombëtare të opozitës. 

"Parlamenti është trofulla e mbrojtje së hajdutëve Këta që janë pas shpnës sime dhe këta të këtij krahu janë të gjithë maska e lubisë dhe Edi Ramës. Këta janë maska. Kurrë nuk keni patur në këtë sallë një grup njerëzish të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike. Për të mbrojtur, më falni në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Rama...", tha Berisha.

Kaq mjaftoi që ti ndërpritej fjala dhe deputetët e opozitës të rrethonin foltoren. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkoi të dënohej dhuna në protestën e PD.

"Në emër të grupit parlamentar të PS dua ti bëj një thirrje PD të distancohet nga dhuna e përsëritur në protestat e thirrura nga kjo parti. Çdo parti politike ka të drejtë legjitime të protestojë. Perosnat e përfshirë në aktet të dhunës janë të nxitur, dyshuar të paguar për të bërë ato akte dhune. Kuvendi me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të policisë së Shtetit", tha Balla. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)