Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka vizituar në spital efektivët e policisë që mbetën të lënduar nga bombat molotov dhe sendet e forta gjatë protestës së opozitës.
Koçiu u shpreh se ndaj policisë u ushtrua dhunë barbare, teksa kërkoi që autorët të vihen përpara drejtësisë.
"Kam kërkuar që të vendosën para përgjegjësisë të gjitha ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare. Qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit. Sot kam informacione që edhe gazetarë kanë pësuar lëndime në emër të dhunës që ushtrohet në protesta. Protestat janë detyrime kushtetuese për t’u zbatuar në mënyrë paqësore. Ligjet, institucionet dhe njerëzit që zbatojnë ligjin duhet të respektohen.
Janë 16 efektivë që po marrin trajtim në dy strukturat spitalore më të rëndësishme, por presim nga momenti në momenti në moment të kemi referime të tjera. Janë punonjës që janë dëmtuar, kanë pësuar djegie të konsiderueshme. Uroj shërim të shpejtë!", tha Koçiu.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)