Sali Berisha ka mbyllur nga Selia e Partisë Demokratike protestën e radhës me fjalët falënderuese për protestuesit që sipas tij tronditën themelet e regjimit.
Kreu i demokratëve lëshoi akuza të ashpra ndaj policisë së shtetit duke deklaruar se ajo ushtroi dhunë ekstreme ndaj qytetarëve, por edhe deputetëve.
Berisha shpalli protestën e radhës më 20 shkurt që përkon dhe me datën simbolike të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha.
“Me guximin, me mençuri dhe vendosmëri, qytetarët de facto zotëruan qytetin. Banditë me uniformë u vërsulën si bisha duke menduar se mund t’i mposhtin. Iu them që vetëpërmbajtja, guximi dhe qëndrimi paqësor i protestues është më i fuqishëm se banditizmi juaj. Banditët goditën deputetë, njerëz dhe njerëz me aftësi ndryshe. Këtyre njerëzve iu mjaftojnë pak minuta për t’iu dhënë atë që meritoni. Vetëpërmbajtjen mos e merrni për dobësi. Ju garantoj se kjo vetëpërmbajtje, vendosmëri nuk mund të provokohet dhe provokatorët mund të marrin mësimin që meritojnë.
Mirënjohje për ju dhe për çdo qytetar. Sot barbaria e policisë nuk kurseu as gazetarët, u trajtuan në mënyrë armiqësore nga banditë me uniformë. U bë gjithçka që të mos përmbushnin dot detyrën e tyre. Këta hajdutë që mbrojnë Ramën dhe Ballukun goditën deputetët e opozitës që mbrojnë ligjin dhe kushtetutën. Iu premtoj se do të dalin para drejtësisë. Shqiptarët dhe bota pranë sesi kryehajduti, për të mbrojtur plaçkën, është i gatshëm t’i verë flakën Shqipërisë dhe ta shkëpusë nga BE. Më 20 shkurt do jetë disa e fitores”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)