Tym e flakë në protestë, Kryeministria goditet me breshëri molotovi

Fjala e Sali Berishës në protestën kombëtare të PD është mbyllur me një breshëri molotovi në drejtim të Kryeminstrisë nbga ana e pjesëmarrësve në tubim. Teksa kreu i PD valëviste flamurin kuqezi, drejt selisë së qeverisë u hodhën koktej molotov, fishekzjarrë e kapsolla.

10.02.2026. 18:59

Tym e flakë në protestë, Kryeministria goditet me breshëri molotovi

Menjëherë pasi kryedemokrati Sali Berisha mbylli fjalën e tij nga podiumi i vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit, në drejtim të Kryeministrisë u hodh molotov nga protestuesit.

Një pjesëmarrës në tubim u pa duke mbajtur në duar një mjet të improvizuar që godiste edhe një breshëri fishekzjarrësh në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa Berisha valëviste flamurin kuqezi.

Ndërkohë, policia bëri thirrje që protestuesit të distancohen nga veprimet e dhunshme dhe në pak minuta u kundërpërgjigj duke përdorur makinë shi-hedhëse për shpërndarjen e turmave.

Ndërkohë dhjetëra të rinj, pjesëmarrës në protestë tentuan të rrëzojnë gardhin me kangjella prej hekuri që i ndante nga kordoni i policisë, i krijuar për të parandaluar një mësyrje të mundshme drejt Kryeministrisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)