Në protestën para kryeministrisë ka mbajtur fjalën e tij dhe demokrati Ilir Alimehmeti, i cili ishte pjesë e listës së kandidatëve për qarkun e Tiranës.
Alimehmeti deklaroi se kjo qeveri ka dështuar dhe ka larguar më shumë se 1.6 milionë qytetarë jashtë vendit.
“Është fakt që mbi 1.6 mln shqiptarë është jashtë Shqipërisë, kjo për shkak të politikave që ndjek Rama dhe Rilindja. Kjo qeveri ka dështuar në arsim, shëndetësi. Kishim dy gjini, sot kemi dhjetëra që na flet kjo qeveri. Kishim pronat tona, tokat tona, kjo qeveri flet për ish-pronar.
Kjo qeveri ndërton rrugë e tunele që bien e shemben brenda vitit. Kemi një qeveri që iu jep certifikata sigurie bandave. Të kthejmë vlerën e familjes në Shqipëri. Ti rikthejmë ata të rinj që kanë ikur. Duhet të largohet Rilindja, duket çliruar vendi nga Edi Rama. Po qëndruam bashkë Shqipëria fiton, ecën përpara”, tha Alimehmeti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)