Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet senaca për shqyrtimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, pas ankesës së bërë nga Partia Demokratike.
Në seancë opozita u përfaqësua nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i cili tha se ndryshimet janë bërë me qëllim përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian.
"Ashtu siç Gjykata Kushtetuese rregullohet me ligj organik që detyrohet ta zbatojë, edhe Kuvendi nuk rregullohet me ligj të zakonshëm, por me rregullore që duhet të zbatohet me përpikmëri. Shumë nga të drejtat e deputetëve, të sanksionuara në Kushtetutë, nuk janë të zbatueshme pa rregullat e Rregullores së Kuvendit", tha Bardhi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)