Pretenca për ish-krerët e UÇK, Rama: Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m..

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër për pretencën e prokurorisë speciale për ish-liderët e UÇK. Sipas tij, gjetjet e prokurorisë nuk kanë një vijë logjike.

09.02.2026. 20:55

Pretenca për ish-krerët e UÇK, Rama: Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m..

I ashpër ka qenë reagimi i kryeministrit Rama pasi prokuroria speciale në Hagë dha pretencën për ish-drejtuesit e UÇK, ku kërkoi një dënim me 45 vite burg për secilin prej tyre.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se ka ngelur pa fjalë, teksa shton se nuk kupton vijën logjike që ka ndjekur kjo prokurori.

“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike”, shkruan Rama.

Prokurorja e specializuar Kimberly West kërkoi 45 vjet burg për secilin nga katër të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por prokurorja ka pretenduar se në kampet e ndalimit janë vrarë 100 persona dhe dhjetëra të tjerë janë abuzuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)