“Integrimin e ndërpresim, por Belindën nuk e dorëzojmë”, Berisha: Ky është mesazhi që Rama i dërgoi BE

Sali Berisha deklaroi nga Foltorja përpara Kryeministrisë se Rama është i gatshëm për të bllokuar integrimin e vendit duke mos lejuar drejtësinë të veprojë për Belinda Ballukun. Ai ftoi qytetarët të dalin masivisht në protestën e nesërme.

09.02.2026. 18:58

“Integrimin e ndërpresim, por Belindën nuk e dorëzojmë”, Berisha: Ky është mesazhi që Rama i dërgoi BE

Foltorja e radhës e Partisë Demokratike, u shfrytëzua nga Sali Berisha për të ftuar edhe njëherë qytetarët që të bashkohen masivisht në protestën e nesërme kombëtare që do të mbahet përpara kryeministrisë.

“Jeni frymëzim për çdo shqiptar. Motivet e protestës tonë janë të pafundme. Qeveria ka humbur legjitimitetin. Ajo është fryt i farës elektorale i shkelmimit mbi votën tuaj. Ajo është frut i krimit monstruoz të përmasave evropiane dhe botërore. Kartelet më të zeza helmojnë çdo ditë fëmijët e Evropës. Protesta është e ligjshme ndaj një qeverie që nga mëngjesi në darkë vetëm vjedh qytetarët.

Një qeveri që duhet të shporret një ditë e më parë. Protesta është e ligjshme, jetike, kundër një qeverie që në 13 vite varfëroi shqiptarët. Në 13 vite ajo bëri që ata të jenë sot qytetarët me rrogë të ulët. Gjysma e shqiptarëve nuk ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre. Kjo qeveri po shkreton këtë komb sa asnjë tjetër në histori” u shpreh Berisha.

Sipas kreut të demokratëve një arsye më shumë për të dalë në protestë është edhe vendimi më i fundit i Ramës për të penguar kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut.

Berisha shtoi se Rama i dërgoi një mesazh Brukselit se është i gatshëm të ndërpresë integrimin e vendit për të mbrojtur veten dhe zëvendësen e tij.

“Dy ditë më parë ai u ftua në Bruksel për t’i komunikuar ato që ne kërkojmë, shtet ligjor, gjykimin e korrupsionit. Para se të nisej, bashkë me Lubinë bën mbledhjen e grupi të PS dhe në një sfidë të hapur që tejkalon standardet i dërguan Evropës mesazhin se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim. Në Bruksel, Ramës do t’i thuhej mos pengo drejtësinë se të mbyllim derën. Sot ai tha më mbyllni derën se lëkurën time nuk e shes kurrë, se Lubinë nuk e dorëzoj. Sot shqiptarët janë para këtij kërcënimi. Rama me vendimin e sotëm iu tha Shqiptarëve se integrimin e japim, por korrupsionin nuk e luftojmë. Protestat tashmë janë jetike për të shpëtuar atë ëndërr që nuk ishte vetëm e jona”, u shpreh ai.

Berisha e mbylli fjalën e tij me një kërkesë drejtuar policisë që të bashkohet me popullin në protestë dhe të mos ushtrojë dhunë ndaj tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)