Deputetja demokrate, Ina Zhupa hodhi edhe njëherë akuza ndaj drejtuesit të kuvendit dhe mazhorancës në parlament se janë kthyer në mburojë e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa u shpreh se qëndrimi i mazhorancës për të mos mbledhur Këshillin e Mandateve për imunitetin e Ballukut deri në pritje të vendimmarrjes së Kushtetueses, nuk ka asnjë lidhje. Sipas saj, bëhet fjalë për dy çështje krejt të ndryshme.
“Ky kuvend nuk e mbledh Këshillin e Mandateve dhe kur e kërkojnë 5 anëtarë në paritet me mazhorancën. Nuk e mbledh as kur e thërret Kryetari dhe pastaj e shuan urdhrin me një SMS. Në cilin parlament ndodh kjo. 5 anëtarë depozitojnë një kërkesë për të shqyrtuar kërkesën e SPAK dhe Kuvendi nuk e zbaton.
Alibia e PS se po presin Kushtetuesen, a thua se kemi çështjen e imunitetit. Kjo është përdorja e Kuvendit si një mburojë për interesat e qeverisë. Në Kushtetuese nuk ka çështje nëse kuvendi duhet të japë autorizim për heqje imuniteti”, tha Zhupa.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)