Kreu i PD Sali Berisha është paraqitur edhe këtë të hënë ku ka folur për gjyqtaren Irena Gjoka. Ai akuzoi se gjyqtarja është këshilltare e Ergys Agasit duke thënë se të gjitha materialet ndodhen në dosjen e SPAK.
“Është shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit. Është këshilltare e Agasit. Të gjithë i kanë parë videot në dosjen e Agasit, se si serbesja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historitë, sapo të palavdishme. Se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur. Por kjo nuk mund të imagjinohej, që të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë. Më 5 maj 2025, kur Berisha tregoi vendimin e Gjyjkatës së Janinës, mashtroi para shqiptarëve si ordinere e tha nuk kam qenë e dënuar. Nuk është kjo një anti gjykatëse, një rrugaçe e ligjit?”, tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)