Dosja “Veliaj” rikthehet në fokus, nesër vendoset për vijimin e masës së sigurisë

GJKKO do të vendosë nesër për kërkesën e Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë.

31.01.2026. 21:53

Dosja “Veliaj” rikthehet në fokus, nesër vendoset për vijimin e masës së sigurisë

Çështja penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, rikthehet nesër në vëmendjen e Gjykatës së Posaçme, ku në orën 09:00 do të mbahet seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë që e mban atë në arrest me burg. Vendimmarrja do t’i takojë gjyqtares Etleva Deda.

Veliaj ndodhet në qeli prej muajit shkurt 2025, ndërsa hetimet ndaj tij janë mbyllur nga SPAK dhe dosja është dërguar zyrtarisht për gjykim në shtator të po këtij viti. Përpara trupës gjykuese do të paraqiten edhe palë të tjera të përfshira në të ashtuquajturën dosje “Veliaj”, mes tyre bashkëshortja Ajola Xoxa dhe dhjetëra persona e subjekte tregtare.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Veliaj përballet me një numër të lartë akuzash, ku pesha kryesore lidhet me korrupsionin pasiv, të dyshuar se është kryer në disa raste përmes marrëdhënieve me kompani private që kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe Ajola Xoxa akuzohet për vepra të ngjashme, si dhe për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndërkohë, disa biznesmenë hetohen për korrupsion aktiv, ndërsa në dosje përfshihen edhe emra të tjerë për veprime që lidhen me pengimin e drejtësisë dhe shkelje të rënda ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)