Pas njoftimit të protestës kombëtare të radhës, ku është caktuar data 10 shkurt, Sali Berisha foli edhe për skenarët e mundshëm që do të priten. Ai nuk përjashtoi asgjë, duke theksuar se do të përdoren të gjitha format e mosbindjes civile.
“Në planin dhe projektin tonë janë të gjitha format e mosbindjes civile. Për këtë arsye, Partia Demokratike i fton të gjithë qytetarët që ta fitojmë këtë betejë. Secili duhet ta kuptojë se kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike”, tha kryetari i PD-së.
Tirana do të mbetet kryeqendra e protestës. Ashtu si ka ndodhur deri më tani, tubimi do të realizohet përpara godinës së Kryeministrisë, por mund të spostohet edhe në periferi të kryeqytetit në Surrel, aty ku jeton kryeministri Edi Rama.
“Është e rëndësishme të mos shkulemi nga Tirana. Rama mund të qëndrojë edhe jashtë shtetit nëse do. Çuam në Surrel një detashment, protestat atje janë në agjendë”, konfirmoi lideri i demokratëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)