Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar mbështetësit e tij, por edhe të gjithë shqiptarët se protesta e radhës kundër qeverisë Rama do të mbahet më 31 janar në orën 18:00.
Lapaj kërkon të vijojë qëndresa kundër qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, e cila ka penguar drejtësinë dhe nuk po lejon arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
“Ditën e shtunë në datën 31 Janar, në orën 18:00, bashkohemi masivisht në protestë, përballë qeverisë më të korruptuar të Europës. Në këto 52 ditë të qëndresës sonë, institucionet e kapura nga Edi Rama, nuk po e dorëzojnë Belinda Ballukun te drejtësia.
Nëse ti si qytetar, do të bëje një gjë sado pak të paligjshme, do të vendosje një tjegull në kundërshtim me lejen e ndërtimit, do të vinin, do të merrnin e do të të çonin në kokërr të burgut”, shkruan Lapaj.
Adriatik Lapaj që prej 8 dhjetorit ka nisur një protestë përpara kryeministrisë ku kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie teknike deri në organizimin e zgjedhjeve.
Ai dhe mbështetësit e tij disa herë janë përplasur me forcat e policisë, të cilët nuk i kanë lejuar të ngrejnë tenda për të kaluar natën në bulevard.
Edhe protesta e fundit e Lapajt pasi një përshkallëzim të vogël, ku mbështetësit e tij hodhën miell në drejtim të godinës së kryeministrisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)