Përfaqësia e OSBE në vendin tonë ka reaguar menjëherë pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Penal në lidhje me shpifjen.
Sipas OSBE, ky është një hap shumë i rëndësishëm i hedhur nga Shqipëria për forcimin më tej të lirisë së shprehjes.
Ajo shton se me këto ndryshime forcohet mbrojtja për gazetarët dhe ligji përafrohet me rekomandimet e OSBE që mbështeteshin dhe nga profesionistët.
“Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale,” thuhet në deklaratën e OSBE-së.
Organizata thekson se kalimi nga ndëshkimi penal tek masat civile do të krijojë një mjedis më të sigurt për gazetarët dhe profesionistët e medias, duke ulur efektin frikësues që penalizimi aktual ka mbi lirinë e shprehjes.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.
Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”, shkruhet në reagim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)