Deputetët e rinj shqiptarë, nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë nisur pjesëmarrjen në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP). Në mënyrë simbolike, ata u takuan dhe u përgëzuan nga e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn.
Në kuadër të këtij programi, deputetët do të zhvillojnë një vizitë të përbashkët në Washington, DC, Phoenix në Arizona dhe Pensacola në Florida. Qëllimi i udhëtimit është forcimi i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi disa prioritete të përbashkëta strategjike.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, fokusi i vizitës do të jetë nxitja e lidhjeve tregtare, avancimi i zhvillimit ekonomik transparent si dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike, përmes bashkëpunimit ndërpartiak. Programi IVLP synon të forcojë dialogun dhe shkëmbimin e përvojave mes liderëve të rinj, duke kontribuar në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)