Kryeministri Edi Rama e ka përdorur 15 vjetorin e 21 janarit për të sulmuar SPAK dhe drejtësinë e re, e cila sipas tij nuk ka bërë drejtësi për një nga ngjarjet më të rëndë në Shqipërinë demokratike.
Kreu i qeverisë, në ceremoninë e organizuar për këtë ngjarje, u shpreh se SPAK bëri për vite me radhë sikur 21 janari nuk ekzistonte si dosje, teksa u mor me çështje të ngritura me letra anonime.
Sipas tij, për SPAK nuk mjaftoi as vendimi i Strasburgut që e shpalli 21 janarin krim shtetëror për të marrë në pyetje përgjegjësit e kësaj ngjarje.
Kryeministri Rama ka përkujtuar krimin shtetëror të 21 janarit 2011, ku 4 protestues të opozitës që drejtohej prej tij në atë kohë, u vranë përpara kryeministrisë. Rama shprehet se një mendje kriminale donte të tregonte që vriste.
“Sa më i madh bëhet në çdo 21 janar zhgënjimi juaj të dashur familjarë të 4 dëshmorëve, për mosardhjen e drejtësisë. 15 vjet pa drejtësi janë 15 vjet të një padrejtësie të madhe mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Për ju familjarët e dëshmorëve, 15 vjetët e këtij boshllëku janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth e poshtërim. Atyre që ishin gjyshër janë bërë stërgjyshër, ndërsa atyre 4 pjesëve të shpirtit tuaj, nuk iu ka ardhur kohë të prehen të qetë sepse as përmbysja e sistemit të drejtësisë, as pavarësimi i gjyqësorit dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë nuk kanë mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë mbi 21 janarin. Nuk ka mjaftuar as vendimi i Strasburgut që prokurorët specialë t’iu kishin kërkuar Gjykatës drejtësinë për 21 janarin. Ndërkohë që vetëm në emër të drejtësisë ne iu bëjmë atyre hosanara dhe ju japim rroga të larta, pa llogaritur justifikimin me durim dhe në heshtje për gabimin e tyre si gabime të një institucioni të ri për shtetin e së drejtës demokratike.
Por halli është se kur vjen kjo ditë vijnë në kurrizin tonë gurët e mllefit që ndihet i përdorur nga drejtësia e re dhe i përbuzur që drejtësia për 21 janarin të vihet në vend. Ndihem i zbrazët kur shoh sesi kaloi dhe një vit dhe 21 janari rierdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë. Sot burgjet kanë njerëz në qeli pa gjyq sesa njerëz të dënuar me formën e prerë. Një pjesë e të paraburgosurve janë viktima të karshillëkut të hapur ndaj të drejtave të njeriut.
Përgjegjësit kryesorë të tragjedisë mezi u thirrën për t’u pyetur pas thuajse 15 vitesh. Nuk rezulton asnjë krim shtetëror i pandëshkuar. Për vite edhe SPAK bëri sikur kjo çështje nuk ekziston edhe pse është kryeçështja e abuzimit me pushtetin që SPAK merret. Kur i është dashur SPAK ka hetuar çështje të hapura me letra anonime. Apo ka mbajtur peng punë me interes shtetëror, me çështje të sforcuara sa mund të shkruhen romane satirike”, tha Rama në ceremoni, përpara se të vendoste lule në bulevard ku u vranë 15 vite më parë 4 protestuesit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)