Ka nisur me debate mbledhja e Byrosë së Kuvendit për ankimin e deputetëve të Partisë Demokratike për përjashtimin e disa prej tyre nga punimet e parlamentit për shkak të incidenteve në seancën e 18 dhjetorit.
Opozita kërkoi që mbledhja të jetë e hapur për publikun, teksa kjo gjë nuk u lejua nga mazhoranca.
Për këtë arsye, përfaqësuesit e PD, njësoj si herët e tjera vendosën që ta transmetojnë online këtë mbledhje përmes telefonave të tyre.
Gjatë debateve, Flamur Noka akuzoi mazhorancën se e ka shpallur opozitën armike.
“Pse po shpallet armik opozita? Çfarë ka bërë ajo?”, u shpreh Flamur Noka.
Edhe Belind Këlliçi akuzoi mazhorancën se po tenton të bunkerizojë Kuvendin duke mos lejuar transparencën, teksa shtoi se Garda ka ushtrua dhunë të paprecedentë ndaj deputetëve të PD.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)