Nis Foltorja e gjashtë e opozitës përpara Kryeministrisë
Lideri i demokratëve, Sali Berisha, i bashkohet protestuesve. Fillimi i një serie aktivitetesh që PD planifikon të zhvillojë gjatë muajve të ardhshëm.
18:41 97 ditë më parë05.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nga protesta e radhës përpara Kryeministrisë, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat si Nicolas Maduro, duke akuzuar qeverinë për shndërrimin e zgjedhjeve në farsë.
Përpara Kryeministrisë, ku opozita zhvilloi “Foltorën” e radhës kundër qeverisë, Sali Berisha ka ashpërsuar retorikën ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë drejtpërdrejt me Nicolas Maduro dhe duke paralajmëruar se do të përballet me të njëjtin “fat”.
Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se zhvillimet e fundit në Venezuelë, ku SHBA ndërhyri kundër regjimit të Maduros, sipas tij, kanë shkaktuar frikë dhe panik në radhët e qeverisë shqiptare. Berisha deklaroi se viti 2026, në këndvështrimin e tij, i ngjan periudhës historike të rrëzimit të diktaturave komuniste, duke shtuar se sot rreziku më i madh për demokracitë janë “narkodiktaturat” dhe “autokracitë elektorale”.
Ai mbështeti veprimin e Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar operacionin kundër Maduros si një nga më të sofistikuarit në histori, ndërsa theksoi se pretendimet për shkelje të sovranitetit dhe të së drejtës ndërkombëtare janë të pabazuara. Sipas Berishës, janë pikërisht regjimet autoritare ato që shkelin më rëndë ligjin ndërkombëtar, pasi, siç u shpreh ai, një vend nuk mund të ketë sovranitet të vërtetë kur zgjedhjet shndërrohen në farsë.
Lideri i demokratëve, Sali Berisha, i bashkohet protestuesve. Fillimi i një serie aktivitetesh që PD planifikon të zhvillojë gjatë muajve të ardhshëm.
18:41 97 ditë më parë05.01.2026.
Autori
Sali Berisha njoftoi të premten takimin me liderët e tjerë opozitarë ku do të diskutohen hapat që do të ndiqen për aksionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë Rama.
13:03 97 ditë më parë05.01.2026.
Autori
Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se në shkelje të ligjeve po mbron zëvendësen e tij Belinda Balluku. Sipas kreut të demokratëve, kanë kaluar 20 ditë nga dorëzimi i kërkesës së SPAK për imunitetin e zv.kryeministres.
12:56 97 ditë më parë05.01.2026.
Autori“Viti 2026 ngjason shumë në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës. Sot diktaturat më të përhapura janë narkodiktaturat dhe autokracitë elektorale. Lavdi zotit ushtria amerikane dhe qeveria e SHBA, në një operacion më të përsosurin në histori arrestuan dhe nxorrn sot para gjyqit Maduron e Venezuelës, Ramduron e Venezuelën”, tha Berisha.
Në vijim, Berisha akuzoi Ramën se ka ndërtuar pushtetin mbi manipulimin zgjedhor dhe lidhjet me krimin, duke pohuar se mandatet e tij nuk burojnë nga vullneti i qytetarëve. Ai shtoi se reagimet e fundit të kryeministrit, përfshirë mbylljen e podcastit të tij dhe publikime në media, tregojnë, sipas opozitës, shqetësimin dhe frikën e tij pas zhvillimeve ndërkombëtare.
"Dhunuesit më të mëdhenj të ligjit ndërkombëtar janë diktaturat. Nuk ka sovranitet vendi në të cilin zgjedhjet zëvendësohen me farsë elektorale. Narkodiktatori që shndërron zgjedhjet në farsë dhe asgjëson sovranitetin e kombit nuk meriton të qëndrojë në pushtet. Trump gjer sot ka përsëritur se këtij Maduroje do të vijnë të tjerë pas teje. Dhe iu ka dërguar mesazhe. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr dhe terror në Surrel. Edi Rama ngriu. E kyçi dje podcastin e tij Mashtrojmë. Publikoi një artikull me emrin e dy mashtruesve ordiner të tij, Endri Kajsiu, në të cilin thoshte mos kujtoni se jam Maduro se shqipëria nuk ka naftë si Venezuela. Ky është Ramaduro, se njëlloj si Maduro, ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale", tha kreu demokrat.
Berisha deklaroi se Shqipëria, njësoj si Venezuela, është kthyer në një vend ku demokracia është zëvendësuar me farsë elektorale, duke ritheksuar bindjen e tij se ndryshimi politik është i pashmangshëm.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
19:18 9 h më parë12.04.2026.
Autori
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
18:53 9 h më parë12.04.2026.
Autori
Një apartament në katin e tretë të një pallati në Lushnjë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët.
12:58 15 h më parë12.04.2026.
Autori
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
11:30 17 h më parë12.04.2026.
Autori
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
10:32 18 h më parë12.04.2026.
Autori
Një skemë e rrezikshme shpërndarjeje droge, e maskuar në formë karamelesh për të joshur të rinjtë, është goditur në Durrës.
10:19 18 h më parë12.04.2026.
Autori
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të të operacionit të koduar “Operacionalja”.
09:46 18 h më parë12.04.2026.
Autori
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
09:25 19 h më parë12.04.2026.
Autori
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
08:59 19 h më parë12.04.2026.
Autori
Komente (0)