Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur në një takim zyrtar Ambasadoren e re të Republikës Helenike, Lambrini Komini, e cila i dorëzoi Kreut të Shtetit Letrat Kredenciale.
Presidenca ka ndarë foto dhe ka zbardhur detaje nga ky takim, ku mësohet se Begaj bisedoi me diplomaten e re greke për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si fqinjë, por edhe si anëtarë të NATO.
“Sot mora Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Republikës Helenike, znj. Lambrini Komini. Diskutuam forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit tonë afatgjatë si partnerë në NATO.”-shkruan Begaj në “X”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)