Partia Demokratike reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në procesin parlamentar dhe pengim të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Belinda Balluku.
Në një komunikatë për media, PD thekson se “në një akt puçist antikushtetues, Rama njoftoi bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv. kryeministres Balluku, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Opozita pretendon se kryeministri ka urdhëruar ndërprerjen e procesit parlamentar, duke urdhëruar kryetarët e komisioneve të ndërpresin shqyrtimin e kërkesës së SPAK pa asnjë arsyetim. “Kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.
Sipas Partisë Demokratike, kërkesa për arrestimin bazohet në fakte dhe dokumente që lidhen me vjedhjen e mbi 1,2 miliardë eurove dhe hetime të tjera, përfshirë edhe aferën e Unazës së Madhe të Tiranës. PD i bëri thirrje kryeministrit të respektojë procesin ligjor dhe të mos ndërhyjë në veprimtarinë e Kuvendit, duke theksuar se hetimet e SPAK duhet të ecin pa pengesa.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)