Këshilli i Ministrave bën një ndryshim në Ministrinë e Mbrojtjes

Këshilli i Ministrave ka emëruar Andrea Shllakun në postin e zv.ministrit të Mbrojtjes.

19.12.2025. 18:34

Këshilli i Ministrave bën një ndryshim në Ministrinë e Mbrojtjes

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e tij të fundit ka emëruar Andrea Shllakun në postin e zv.ministrit të Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në fletoren zyrtare.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Andrea Shllaku emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)