Debatet me Salianjin, reagon Berisha: Ekziston dhe vetëpërjashtimi

Kreu i PD, Sali Berisha ka sqaruar për interesin e gazetarëve, debatet në distancë me anëtarin e kryesisë, Ervin Salianji. Berisha deklaron se vija e kuqe që nuk duhet shkelur në radhët e demokratëve janë lidhjet me bandat dhe krimin.

17.12.2025. 21:32

Debatet me Salianjin, reagon Berisha: Ekziston dhe vetëpërjashtimi

Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë për debatin në distancë me Ervin Salianjin, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Berisha është shprehur se vija e kuqe në Partinë Demokratike janë lidhjet me krimin dhe bandat, teksa foli edhe për mundësinë nëse do të ketë përjashtim të Salianjit apo jo.

Sali Berisha: Gjithçka ka patur unë për këtë çështje e kam shprehur si kryetari i PD-së dhe atë ju garantoj se nuk e lëviz asgjë. Qëndrimi absolut i kësaj force politike, vija absolute e kuqe është banda dhe krimi.

Gazetari: Përjashtohet kur shkelet vija e kuqe?

Sali Berisha: Shih statutin!

Gazetari: Pra mund të përjashtohet? Ju keni thënë në fillim të foltores së nuk do ketë më përjashtime.

Sali Berisha: Nuk kam thënë që s’ka vetë përjashtime.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)