“Rama kërkon të blejë kohë”, Bardhi: SPAK provoi se Balluku ka intimiduar dëshmitarët

Gazment Bardhi deklaron se SPAK ka vërtetuar se Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët. Kreu i grupit të PD, i kërkon kryeministrit që të mos pengojë drejtësinë.

17.12.2025. 20:24

“Rama kërkon të blejë kohë”, Bardhi: SPAK provoi se Balluku ka intimiduar dëshmitarët

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në reagimin e tij më të të fundit për mediat, shkruan se SPAK tashmë ka provuar se zv.kryeministrja Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët.

Sipas Bardhit, tashmë këto prova ekzistojnë, por ato janë mbyllur në kasafortën e Niko Peleshit. Ai shton se me këto manovra, kryeministri Edi Rama po kërkon të blejë kohë.

“Edi Rama nuk ka më alibi! Rreziku për intimidimin e dëshmitarëve dhe prishja e provave është e vetmja arsye pse ekzistojnë masat e sigurimit.

SPAK me metoda speciale hetimi ka provuar se Belinda Ballukun ka intimiduar dëshmitarët. Provat ekzistojnë, i ka sjell edhe në Kuvend, por Niko Peleshi i ka mbyllur në kasafortë. Vonesat, kasafortat dhe fshehja e fakteve janë vetëm manovra të dëshpëruara të Edi Ramës për të blerë kohë.

Çdo minutë shtesë që Belinda Balluku mbahet në detyrë është një zgjedhje politike e Edi Ramës. Një zgjedhje për të mbrojtur veten!

Por nuk ka më as rrugëdalje për kryeministrin e Republikës së Korrupsionit! Edi Rama duhet të zgjedhë: të dorëzojë të pandehurën Belinda Balluku, ose të mbajë përgjegjësi për pengimin e drejtësisë. Rrugë të mesme nuk ka!”, shkruan Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)