Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas kërkesës së SPAK duke kërkuar që të thirret sa më shpejt mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e zv/Kryeministres, Belinda Balluku.
Sipas Blushit, Kuvendi nuk mund të shndërrohet në mburojë e korrupsionit të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Në zbatim të Rregullores së Kuvendit, neneve 13 dhe 118, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, kërkoj mbledhjen sa më parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për miratimin e kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Zv/Kryeministres, Belinda Balluku.
Miratimi i autorizimit të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës plenare të datës 18 dhjetor.
Vjedhja e taksave të shqiptarëve nuk mund të ketë më asnjë sekondë më shumë imunitet politik dhe Kuvendi nuk mund të shndërrohet kurrë në mburojë të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të afërt të tij”, shkruan Blushi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)