Që prej 8 dhjetorit, Adriatik Lapaj, dhe dhjetëra mbështetës të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë protestuar para Kryeministrisë për largimin e Edi Ramës.
Gjatë këtyre ditëve, Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë kërkuar largimin e kryeministrit, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet e thuajse përditshme me forcat e policisë, të cilat nuk i kanë lejuar të vendosin çadra dhe më pas edhe një gjenerator.
Pas 8 ditësh, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, me anë të një postimi në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje qytetarëve për një protestë masive. “Ditën e Shtunë, dt. 20 dhjetor, ora 12.00 masivisht në bulevard! Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar”, shkruan Lapaj në rrjetet sociale.
Edhe pasditen e së hënës, ai u përplas me forcat e policisë, të cilat i kërkuan të largohej nga bulevardi, pasi aty në orën 18:00 mbajti tubimin e përjavshëm Partia Demokratike. Pas fjalës mbyllëse të Berishës, Lapaj dhe mbështetësit e tij u vendosën sërish para Kryeministrisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)