Ervin Salianji duket se nuk do ta ndalë turin e tij të takimeve me demokratët që ka nisur së fundmi, një lëvizje që është parë si një përçarje e re e Partisë Demokratike.
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka njoftuar në rrjetet sociale se ditën e martë do të mbajë një takim me simpatizantët dhe strukturat e Partisë në qytetin e Elbasanit.
Tubimi, mësohet se do të nisë në orën 18:00, në ambientet e teatrit “Skampa”.
Ervin Salianjin e ka nisur këtë tur nga Durrësit dhe pritet që ai të shpërndahet në të gjithë vendin. Ai është shprehur se kjo lëvizje nuk ka si qëllim përçarjen po riorganizmin dhe rienergjizimin e strukturave.
Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PD, ku sekretari Flamur Noka akuzoi Ervin Salianjin se me elementë të krimit është përpjekur të pengojë takimin e Berishës në Elbasan. Ndërkohë që Salianji ka akuzuar Nokën për shkatërrim të partisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)