Debatet në Kryesi, Berisha: Ka demokratë që e hanë turpin me bukë, ka që flirtojnë me qeverinë

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka komentuar debatet në mbledhjen e Kryesisë së PD. Sipas tij, nuk ka përçarje të re, teksa denoncoi rastet kur zyrtarë të lartë të kësaj qeverie kanë flirtuar me qeverinë.

14.12.2025. 13:01

Debatet në Kryesi, Berisha: Ka demokratë që e hanë turpin me bukë, ka që flirtojnë me qeverinë

Sali Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve dhe për debatet e fundit në mbledhjen e Kryesisë, ku pati përplasje të ashpra mes anëtarëve.

Kreu i PD tha se nuk ka përçarje brenda PD, teksa denoncoi rastet kur demokratë vrapuan për t’u punësuar në administratë dhe ata që flirtojnë me qeverinë për kontrata.

“Mbledhja ishte e rëndësishme dhe pozitive. Rendi i ditës ishte qëndrimi i PD pas vendimit shkatërrimtar për luftën kundër korrupsionit, ishte mbledhja e Këshillit Kombëtar, për vonesën e të cilit ka pasur kritika. Ajo vonesë ka lidhje vetëm me një faktor dhe ai ishte raporti ndërkombëtar për zgjedhjet. Rama po bënte një betejë të egër kundër vëzhguesve. Nuk ka një përçarje.

Pas zgjedhjeve pati demokratë që hanë turpin me bukë dhe vrapuan në administratën e krimit. Pati të tjerë që mos merren me politikë, por të ndjekin jetën e tyre. Ka të tjerë që flirtojnë me qeverinë për kontratat që kanë. Ju siguroj se kjo parti ka një qëllim, rikthimin e votës së lirë dhe fitoren e PD.

Ata që bëhen zhurmues në favor të Ramës, duke manipuluar individë që kanë punuar për PS dhe kanë ndarë dhe kandidatë kundër atij të PD ata janë fals, nuk janë demokratë. Është koha e misionarëve. Fat të madh kanë ata që pranojnë misionin”, tha Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)